Rruga për në Siri, Xhihadisti John kaloi nga Tirana dhe Korça

Terroristi më i tmerrshëm i Shtetit Islamik, Xhihadisti John, ka qëndruar në Shqipëri për dy javë. Gazeta britanike “The Telegraph”, duke cituar një tjetër terrorist që pretendon se ka bërë rrugën bashkë me Xhihadisti John për në Siri, shkruan se ata kanë qëndruar në Tiranë dhe kanë kaluar më pas nga Korça për të shkuar në Greqi.

Lajme

28/04/2016 13:51

Në rrëfimin e tij, terroristi tjetër tregon se kanë kaluar në aeroportin e Rinasit pa asnjë problem.

“Qëndrimi i “Xhihadistit John” në Shqipëri ka qenë transit pasi synimi ishte vijimi i rrugës drejt Sirisë, duke kaluar nëpërmjet Kosturit në Greqi dhe më pas ka marrë një autobus për në qytetin port të Selanikut. Nga aty është nisur me varkë për në Turqi, ku edhe ka takuar ndërmjetës të ISIS për të shkuar më pas në Siri. Xhihadisti ka arritur të udhëtojë nëpër Evropë me pasaportë britanike, duke vënë në lojë në një far mënyre shërbimet e sigurisë”, shkruan “The Telegraph”, transmeton lajmi.net.

Pasi kishin qëndruar 2 javë në Tiranë, ata kishin udhëtuar në mënyrë ilegale deri në Kastoria, Greqi e më pas në Selanik dhe që andej, përmes një varke kishin mbërritur në Turqi.

Xhelati i Shtetit Islamik, emri i vërtetë i të cilit ishte Mohamed Emwazi, është vrarë në një sulm amerikan kundër xhihadistëve në Raka, në Siri, 13 nëntorin e shkuar sipas burimeve nga Britania dhe Pentagoni.

rruga

Ai ishte një nga njerëzit më të kërkuar në botë, që kur u shfaq për herë të parë në video në gusht 2014 për të njoftuar ekzekutimin me prerje të kokës të gazetarit amerikan James Foley.

Më pas vijuan video me vrasjen makabre të një tjetër gazetari amerikan, Steven Sotloff, e punonjësit amerikan Abdul-Rahman Kassig, e britanikëve David Haines e Alan Henning dhe të gazetarit japonez Kenji Goto