Rrotullimi i vdekjes nga 16 kate, hedhja e rrezikshme e rusit

Thuajse të gjithë janë të njohur me “ruletën ruse”, por një i ri rus ka provuar diçka tjetër po aq të rrezikshme për jetën e tij.

Lifestyle

11/01/2018 23:58

Ai është hedhur nga një ndërtesë 16 kate të lartë me parashutën e hapur poshtë këmbëve të tij, duke u rrotulluar e me një aftësi mjaft të rrallë ai ka dalë nën parashutë, e cila është hapur normalisht duke evituar përplasjen në tokë.

Një hedhje tepër e guximshme dhe tepër e rrezikshme, pasi centimetri më i vogël i moskordinimit të duhur, mund të sillte edhe ngatërrim të litarëve të parashutës që mund të mos hapej siç duhej, apo edhe vonesë në hapje duke sjellë edhe përplasjen në tokë./ Top Channel

YouTube player