Rrihen mes vete për tokë

Janë arrestuar tre të dyshuar, sepse pas një mosmarrëveshje pronësore, janë rrahur mes veti.

Lajme

15/11/2018 10:47

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje pronësore janë rrahur mes vete në fshatin Lladovë të Gjilanit, njofton PK, përcjell lajmi.net.

Dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje pronësore, janë rrahur mes veti. Dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”. /Lajmi.net/