Rrëzimi i helikopterit: Shqipëria kërkon mbështetjen e Francës për zbardhjen e ngjarjes

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli kërkon mbështetjen dhe ndihmën e Francës që për të hedhur dritë mbi shkaqet e rrëzimit të helikopterit të Forcave të Armatosura në liqenin e Shkodrës.

Lajme

11/04/2016 16:57

Kërkesën Kodheli ia ka përcjellë Ambasadorit francez në vendin tonë, Bernard Fitoussi gjatë një takimi që pati me të pasditen e sotme, ku i ka kërkuar asistimin me ekspertë.

Ndërkohë gjatë paradites, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura zhvilluan takim me efektivët e bazës ajrore në Farkë.

Ministrja premtoi zbardhje të shkaqeve të aksidentit tragjik ajror që ndodhi më 6 prill 2016 dhe që i mori jetën 2 pilotëve, ndërsa një tjetër është plagosur.

“Po bëjmë maksimumin me Prokurorinë që çështja të zbardhet” është shprehur Kodheli.