Rrënohet një objekt pa leje në Prishtinë

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës, sot ka ndërmarrë aksionin për rrënimin e një kati të objektit afarist "Alko Impex", i cili është i ndërtuar si aneks i objektit banesor në të njëjtën hapësirë.

Lajme

27/05/2016 16:40

Sipas një komunikate, procedura kundër palës në fjalë është iniciuar më datën 14 prill të këtij viti, ndërkaq pas mosrepsektimit të urdhëresës, dje me 26 maj i është dhënë vendimi për rrënim, i cili është realizuar sot.

Sipas Komunës, pala ka pasur leje vetëm për një kat të objektit afarist, mirëpo përkundër vërejtjes ai e ka ndërtuar edhe katin e dytë pa leje. /lajmi.net