Rrëfimi i shqiptarit: U bëra trafikant droge që të paguaja mjekun italian

Një shqiptar, i kapur me lëndë narkotike ka ndihmuar autoritetet italiane që të gjejnë prova dhe arrestojnë një mjek italian 64­vjeçar italian, i cili merrte para nën dorë për operacione në zemër.

Lajme

24/05/2016 12:36

Historia e shqiptarit është e trishtë. Në vitin 2012 ai kishte shkuar në Itali me babanë e tij, kur ky i fundit ishte ndjerë keq nga zemra.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Teramo. Shqiptari e dërgoi babanë në spital dhe atje i thanë se duhej operuar nga zemra.

Shefi i Pavijonit, Vito Ciampini i tha shqiptarit se duhet të paguante 5 mijë euro dorasi për operacionin e babait.

Në këtë mënyrë, shqiptari tregon se iu fut trafikut të drogës për të bërë paratë, deri sa u kap në vitin 2014 dhe tregoi gjithçka.

Prokuroria e Teramos ka verifikuar historinë e shqiptarit, të cilit nuk i bëhet i ditur emri. Po kështu, Prokuroria ka sekuestruar edhe 73 mijë euro nga llogaria e bankare e mjekut, që besohet se janë para të

marra dorasi për operacione të ndryshme.

Këto ditë prokurorët kanë mbyllur hetimet, ndërsa gjyqtarët vendosën sekuestrimin e 73 mijë eurove nga llogaritë bankare të mjekut, një masë kjo që pardje u ekzekutua nga policia./panorama.al