Rrëfimi i 15 vjeçares: Më fejuan pa dëshirë, Martini kreu marrëdhënie seksuale

Policia njoftoi sot arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim sepse kishte mbajtur forcërisht një javë dhe e kishte përdhunuar një të mitur.

Lajme

15/04/2016 14:03

Në pranga ra 41-vjeçari Martin Haxhija, banues në Durrës, por dëshmia e vajzës në polici ka hedhur dritë për të tjera fakte tronditëse.

Mësohet se burri kishte kërkuar dorën e vajzës për martesë tek familja e saj në Lezhë, të cilët kishin pranuar. Pas kësaj, ai e kishte marrë vajzën në shtëpinë e tij në Durrës, ku e kishte kërcënuar se nuk e linte të ikte.

Dëshmia e vajzës

“Më fejuan pa dëshirën time.

Martini erdhi në shtëpi e më kërkoi dorën për nuse.

Prindërit ishin dakord, unë nuk e doja. U thashë që; ‘Nuk e dua’.

Pasi më fejuan më mori në shtëpi e më ka mbajtur një jave me njerëzit e familjes së tij.

Kreu marrëdhënie seksuale me mua.

Unë nuk doja.

Më pas i thashë që nuk të dua, por më tha se të vras e nuk të lëshoj nga duart.

Më merrte në telefon e më thoshte, do të vras.

Unë kam frikë se mos më çon prostitutë jashtë vendit! Më ndihmoni se kam frikë prej tij” ka thënë 15-vjecarja për policinë e Lezhës, raporton “News 24”.