Rrëfehet 30-vjeçari: Ja ç’përjetova në tunelin e tmerrit në jetimore

Spartak Sofia, është një nga dëshmitarët që ka jetuar në Qendrën e Fëmijës në Shkodër. Ai nxjerr një anë akoma më të errët të saj. Rrëfimi tronditës shkon përtej imagjinatës

Lajme

20/05/2016 01:34

“Në atë qendër ka dhunë, na godisnin me shkopinj. E kam ende shenjën në kokë nga rrahja çnjerëzore”, ka deklaruar Sofia për “News 24”

30-vjeçari nga qyteti i Shkodrës pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Shtëpinë e Fëmijës.

Spartaku tregon edhe një detaj shumë të rëndësishëm teksa thotë se në pjesën e pasme të institucionit është një tunel ku punonjëset i marrin fëmijët dhe pasi i fusin aty i godasin me çfarë të munden. Si Spartaku ka edhe shumë jetimë, të cilët janë dhunuar në këtë jetimore. Sipas tij ata nuk flasin për shkaqe të ndryshme, heshtin pasi kanë frikë që të flasin.

Ditën e djeshme u arrestuan 5 persona, përfshi ish-drejtoreshën e qendrës së fëmijëve, pas zbulimit të një skandali ku 3 vajza të mitura u abuzuan seksualisht./shekulli