Rrahet komisioneri i PS-së në Elbasan (Video)

Një komisioner i Partisë Socialiste në një qendër votimi në Elbasan është dhunuar nga disa persona.

Lajme

25/06/2017 13:58

Ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit numër 2.345, pasi komisioneri është përpjekur të parandalojë votimin familjar.

Agresorët nuk janë identifikuar ende, por për fat të mirë procesi i votimit nuk është ndërprerë dhe komisioneri është zëvendësuar.

Ndërkohë, po në Elbasan, në qendrën e votimit numër 2.590, në fshatin Shalës të Cërrikut, një person ka ofenduar nënkryetaren e KZAZ-së numër 46.

Shtetasi Ylli P. e ka sulmuar verbalisht zonjën Mirela Muça në kohën kur kjo po kthehej në KZAZ, pas një ndërprerjeje të shkurtër të votimit. Mësohet se nënkryetarja e ka denoncuar në polici ofendimin./ Top Channel