Roshi tërheq vendimin për dorëheqja nga i pari i Kavajës

Elvis Rroshi është tërhequr nga vendimi për t’u dorëhequr nga posti i kreut të bashkisë së Kavajës.

Lajme

03/06/2016 19:06

“Kam vendosur të vazhdoj detyrën time me përulje kundrejt qytetarëve të mi deri në momentin që çdo gjë do sqarohet nga drejtësia”, shkruan ai në një status në “Facebook”.

Deklarata e Rroshit vjen vetëm pak ditë pas vendimit të tij për t’u dorëhequr nga kreu i bashkisë, pasi rezultonte i dënuar në Itali, në moshën 16-vjeçare.

“Siç edhe jeni në dijeni, me koshiencën time, ju tregova për një letër e cila më zuri në befasi disa ditë më parë. Nisur nga ai moment, i vënë ne kushtet si të isha vrasës, apo hajdut i Rrugës së Kombit, unë mendova se s’mund të vazhdoja detyrën time duke qenë në qendër të akuzave. Por pas vetëm 60 minutash më vjen nga Italia dëshmia ime e penalitetit e cila tregon të vërtetën që unë jam komplet i pastër”, thotë Rroshi në profilin e tij.

“Nga ai moment bëra valixhen gati dhe u nisa për në Itali me qëllim që betejës sime me drejtësinë t’i shkoj deri në fund, siç edhe u kam premtuar njerëzve. Kam 3 ditë këtu dhe posedoj dy dëshmitë e mia të penalitetit dhe çdo certifikatë të mundshme të cilat tregojnë në dritën e diellit që unë s’kam patur probleme me drejtësinë italiane.

Duke qenë se jetojmë dhe punojmë me një shtet ligjor, kam vendosur që mos t’u besoj letrave të bakallit por çdo letre e cila ka vlerë ligjore dhe çdo element që e bën atë të vlefshme.