Ronaldo thyen heshtjen, tregon nëse do të largohet nga Real Madrid

Cristiano Ronaldo konfirmon të ardhmen e tij.

Sport

25/07/2017 09:12

Cristiano Ronaldo më në fund ka zbuluar se ku do të luajë në sezonin e ri.

Ylli i Real Madridit ka lënë të kuptohet se do të mbetet në Santiago Bernabeu.

“Fitimi i trofeve të mëdhenj me klubin tim vitin e kaluar ishte i shkëlqyeshëm, ashtu si trofetë individuale”, tha Ronaldon për Marca.

“Ta bëjë këtë përsëri do të ishte mirë”, ka theksuar Ronaldo, duke lënë të kuptohet se nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu.

“Ju duhet të punoni shumë, vit pas viti, unë do të vazhdoj ta bëj këtë. Futbolli është jeta ime, është pasioni im”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/