Ronaldo e ka një ‘shuplakë’ për Piquen
Cristiano Ronaldo ka sulmuar ashpër mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique.
Sport
Cristiano Ronaldo ka sulmuar mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique.
Ylli i gjigantit katalan ka bërë disa veprime të diskutueshme në javët e fundit.
Dhe, ato kanë zgjuar reagimin e sulmuesit të Real Madridit. “Më 2017 kërkoj që njerëzit të përdorin më tepër kokën”, deklaroi Ronaldo për Piquen, përcjell “lajmi.net”.
Barcelona injoroi ceremoninë e Futbollistit më të mirë të vitit 2016 nga FIFA.
“Vendimi i Barcelonës duhet të respektohet por nuk është i mirë. Tifozët kanë shpresuar të takohen me futbollistët”, theksoi portugezi që u shpall fitues. /Lajmi.net/