Rona Nishliu pjesë e jurisë së “Destination Eurovision” në Francë

Rona Nishliu ka shënuar një sukses të ri në karrierë.

ShowBiz

26/01/2019 21:19

Rona Nishliu është përzgjedhur si pjesë e jurisë së festivalit “Destination Eurovision”, fituesi i së cilit përfaqëson Francën në Eurovision, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, Rona ka publikuar një imazh nga skena e atij festivali, ku sonte po mbahet finalja si dhe u ka uruar fat konkurrentëve.

“Kush do të triumfojë sonte në “Destination Eurovision” dhe ta prezantojë Francën në “Eurovision në Tel Aviv? Shumë fat për finalistet dhe “Eurovision France”, ka shkruar Rona. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtHEqQ7gr0F/