Roma – Sevilla, po vjen një marrëveshje e re!
Roma dhe Sevilla janë në negociata për një marrëveshje të re.

Sport
Pasi mbyllën marrëveshjen për transferimin e Steven N’Zonzi në Seria A, Sevilla dhe Roma janë ulur sërish në bisedime, këtë herë për kalimin e mundshëm të Maxime Gonalons në Spanjë.
Francezi shihet nga andaluzët pikërisht si zëvendësuesi i N’Zonzi.
Gonalons u bashkua me klubin italian verën e kaluar nga Lyoni për shumën e 5 milionë eurove, duke luajtur vetëm në 23 takime, por pa krijuar një impakt shumë pozitiv në formacionin e verdhekuqve.
Më mbërritjen e Pastores dhe N’Zonzi, hapësirat për 29-vjeçarin janë edhe më të pakta, ndaj dhe largimi nga kryeqyteti italian shihet si zgjidhja më e mirë.