Roberti zbulon një detaj nga martesa me Norën që nuk e keni ditur kurrë

Vazhdojnë akoma të jenë një nga çiftet më të komentuara të shoubizit shqiptar.

ShowBiz

19/07/2017 23:56

Nora Istrefi dhe Robert Berisha ka vite që dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë e dasma e tyre pati bërë bujë të madhe mediale, shkruan lajmi.net

I ftuar në emisionin Thumb, Roberti ka zbuluar një detaj nga dasma me Norën, të pa përmendur kurrë më parë.

Roberti tregoi se Nora ishte vonuar në dasmë për shkak të përgatitjes ndërsa gjithë mysafirët kishin ardhur.

Ai tha se qëndroi në dhomë të hotelit dhe mori shumë mesazhe nga familjarët të cilët e pyetën se pse nuk po vinin.

Po ashtu, Roberti theksoi se arsyeja e grindjes me Norën janë pikërisht vonesat e saj!/Lajmi.net/