Robbie Williams: Alienët ekzistojnë! Një natë më vizitoi një jashtëtokësor

Këngëtari me famë botërore Robbie Williams, ka habitur të gjithë në dokumentarin më të ri ku flet për jetën e tij.

ShowBiz

18/09/2018 14:43

Sipas tij UFO-t ekzistojnë dhe këtë dëshiron që të gjithë ta kenë parasysh këtë dhe ta besojnë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net

Në një video të shkurtër të postuar nga “The Sun”, Robbie duket pak i çuditshëm por shfaqet duke thënë se një natë u vizitua nga një jashtëtokësor që hyri në dhomën e tij dhe po e vështronte nga tavani. Në një moment ishte gati ta gjuante me top tenisi por u tërhoq me idenë që krijesa mund ta dëmtonte atë dhe t’i bënte keq atij dhe familjes.

Kjo nuk është hera e parë që 44-vjeçari bën deklarata të tilla në lidhje me ekzistencën e alienëve, sepse që para 10 viteve ai nisi kërkimin për zbulimin e ekzistencës së tyre por edhe duke e pasur parasysh këtë fansat janë habitur tej mase.

Së fundmi ai dhe Ayda janë bërë prindër të një vajze të lindur nga një nënë surrogate./Lajmi.net/

https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/7273852/robbie-williams-hunts-for-aliens-documentary/