Rizoto me speca

Përbërësit për 4 persona: 300 gr oriz 25 gr parmigiano 1 spec i verdhë 1 spec i kuq 25 gr gjapl 1 qepë e bardhë 1 litër lëng perimesh Vaj ulliri Kripë Përgatitja: Grijeni qepën dhe hidheni në një tigan me vaj ulliri. Pastroni specat dhe pritini në copëza dhe më pas shtojani qepës në…

Lifestyle

11/12/2015 23:24

Përbërësit për 4 persona:

300 gr oriz

25 gr parmigiano

1 spec i verdhë

1 spec i kuq

25 gr gjapl

1 qepë e bardhë

1 litër lëng perimesh

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Grijeni qepën dhe hidheni në një tigan me vaj ulliri. Pastroni specat dhe pritini në copëza dhe më pas shtojani qepës në zjarr, duke i lënë për disa minuta. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e fikim zjarrin.

Ndërkohë, lëngun e perimeve e hedhim në një tenxhere të mbyllur me kapak dhe i japim një valë.

Marrim gjysmën e masës së specave të zier dhe e hedhin me mikser. Kremin e krijuar e shtojmë sërisht në tigan, duke i shtuar dhe orizin. Rindezim zjarrin dhe e trazojmë pak orizin. Shtojmë nga pak nga pak lëngun e nxehtë dhe e lëmë orizin të ziejë së bashku me kremin dhe copëzat e specave.

Kur orizi të jetë  gati, fikeni zjarrin dhe shtojini gjalpin dhe djathin parmigiano./tvklan.al