Rivalitet mes Kylie dhe Kim Kardashian, arsyeja befasuese

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner janë dy prej femrave më të komentuara nga familja Kardashian- Jenner.

ShowBiz

03/04/2018 11:42

Që të dyja janë shumë të suksesshme në bizneset e tyre personale, nga të cilat kanë shumë përfitime, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, Kim ka hedhur në treg linjën e re të produkteve të grimit, për të cilën ka bashkëpunuar me grimerin e saj personal, shqiptarin Mario Dedivanovic.

Një gjë që të bie në sy është fakti që Kylie nuk ka përkrahur fare motrën e saj Kim lidhur me këtë të arritur.

Përkundrazi, derisa Kim reklamonte produktet e reja, Kylie si kundërpërgjigje i bënte reklamë produkteve të saj. /Lajmi.net/