Rita Ora performon në “The Voice of Germany”

Rita Ora është emër shumë i suksesshëm në industrinë e muzikës.

ShowBiz

09/12/2018 15:59

Rita Ora po e përmbyll suksesshëm edhe një vit, me shumë projekte muzikore dhe numër të pafund të koncerteve, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Rita ka bërë të ditur që sonte do të performojë në “The Voice of Germany”, ndërsa duket tejet elegante.

Ajo ka postuar një fotografi, me të cilën shfaqet e veshur me një fustan të kuq elegant, ku dukej për mrekulli.

Kujtojmë që Rita po shijon suksesin e albumit të ri “Phoenix”. /Lajmi.net/