Rita Ora me babain e saj ‘arratisen’ në këtë vend

Rita Ora ka udhëtuar bashkë me babain e saj.

ShowBiz

17/02/2019 08:57

Rita Ora përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që bashkë me babain udhëtoi për në Las Vegas, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe më rrjete sociale, të cilat i realizoi nga avioni privat.

“Kidnapova babain tim në Vegas”, ka shkruar Rita mbi një fotografi të Nikut, ndërsa më vonë tregoi se e realizoi edhe një fotosesion atje.

Kujtojmë që një vit më parë, Rita Ora me këtë datë ishte e pranishme në Kosovë, ku performoi në sheshin Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. /Lajmi.net/