Rita Ora flet për refugjatët

Rita Ora ka mbajtur një fjalim në stadiumin “We Day” në Londër, për racizmin dhe indiferencën që edhe ajo vet ka përjetuar si refugjate kur ishte e vogël.

Bota

10/03/2016 12:34

Ajo ka thënë se ende e vuan këtë fakt, kur vazhdon t’i sheh nëpër botë refugjatët duke u përballur me vështirësi të shumta, transmeton lajmi.net.

“Unë kam lindur në Kosovë dhe kur isha një vjeçare më është dashur të largohem nga vendi me prindërit dhe motrën time,” ka thënë Rita. “Fjala refugjat mbart shumë paragjykime… dhe jo të gjithë e kanë përjetuar këtë”. “Disa njerëz bëjnë gjykime negative mbi emigrantët e rinj ndërsa të tjerët po i mbyllin sytë”, shtoi ajo.

“Kjo është një mundësi për të gjithë ne për të përqafuar familjet dhe njerëzit që kanë nevojë. Nga kjo po dalin edhe dy çështje që edhe familja ime është përballur me to edhe po vazhdon të jetë e  pranishme: racizmi dhe indiferenca”.

“Këto qëndrime duhet të ndryshojnë dhe ne mund t’i ndihmojmë ata në këtë krizë me dhembshuri. Nëse i ndihmojmë të gjithë do të lulëzojnë”, ka thënë Rita. /Lajmi.net