Rita është mirë

Pas kolapsit që pati një ditë më parë, gjendja shëndetësore e Rita Orës është duke u përmirësuar. Këngëtarja shqiptare vazhdon të qëndrojë në spital, në Miami të Shteteve të Bashkuara, por nuk pritet të rrijë aty edhe gjatë. 22 vjeçarja po trajtohet në spitalin ‘Mount Sinai Hospital Miami’, nën përkujdesjen e mjekëve, pasi i ra…

ShowBiz

19/11/2013 14:00

Pas kolapsit që pati një ditë më parë, gjendja shëndetësore e Rita Orës është duke u përmirësuar. Këngëtarja shqiptare vazhdon të qëndrojë në spital, në Miami të Shteteve të Bashkuara, por nuk pritet të rrijë aty edhe gjatë.

22 vjeçarja po trajtohet në spitalin ‘Mount Sinai Hospital Miami’, nën përkujdesjen e mjekëve, pasi i ra të fikët të hënën pasdite.

Unë jam OK, ti je OK.

 

“Ajo është mirë dhe do të lëshohet shpejt”, ka konfirmuar mjeku David Farcy. Para këtij incidenti, këngëtarja me nënshtetësi angleze kishte shkruar në Twitter, duke e shprehur gëzimin që po qëndronte në Miami Beach të Floridas.

“Në Miami, le të fillojë zbavitja”, kishte shkruar Rita për afro 3,5 milionë ndjekësit që ka në këtë rrjet social. Lodhja nga i nxehti dhe dehidratimi, kishin bërë që Ora të përfundonte në tokë, për t’u dërguar më pas me urgjencë në spital.