Rita dhe Bebe bashkë në Video Music Awards 2018: Do të jetë një natë e egër

Dy vajzat shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha po arrijnë në vazhdimësi suksese të mëdha ndërkombëtare

ShowBiz

16/08/2018 15:55

Bashkë do të jenë pjesë e spektaklit madhështor të muzikës MTV Video Music Awards 2018 që do të mbahet këtë të diel, transmeton lajmi.net

Të dyja vajzat shqiptare do të jenë në drejtimin e koncertit “VMA Kickoff” në New York të SHBA-ve

Ishte Rita ajo e cila bëri të ditur këtë nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram në të cilën e ka etiketuar kolegen e saj këngëtare e cila poashtu flet shqip.

”New York!! Zemra ime, Bebe dhe unë do të drejtojmë koncertin e “VMA Kickoff” këtë të diele. Do të jetë një natë e egër dhe po përgatisim surpriza për j”, ishin fjalët  e saj.

Kujtojmë se Rita Ora edhe vitin e kaluar udhëhoqi këtë shou televiziv dhe mori vëmendjen maksimale me paraqitjen skenike./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmhFOSrnDE5/?hl=en?&taken-by=ritaora