Ringritja e ngadalshme e Lagjes së Trimave

Në Lagjen e Trimave në Kumanovë, pas aksionit policor banorët vazhdojnë punimet për ndërtimin e shtëpive dhe infrastrukturës.

Lajme

06/06/2016 19:42

 

Që nga 9 dhe 10 maji i vitit të kaluar, përveç kanalizimit i cili tashmë është drejt përfundimit, ende mungon rrjeti i ujësjellësit dhe asfaltimi i rrugës.

Banorët thonë se janë të lodhur nga vonesat dhe nga moszgjidhja e problemeve. Shumë familje, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” për shkak të mospërfundimit të punimeve infrastrukturore nuk kanë mundur ende të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, sidomos për shkak të mungesës së rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit./Alsat.M