Rina Balaj iu bën ‘diss’ kolegeve: Nuk kam operacione plastike

Rina Balaj është një nga reperet më të reja të estradës.

ShowBiz

23/07/2018 11:22

Me debutimin e saj në tregun muzikor ajo ka bërë bujë të madhe në të gjitha mediat shqiptare, shkruan lajmi net.

Duke u cilësuar si konkurrente e artisteve të reja, Balaj në postimin e fundit tregon se nuk ka operacione plastike.

“Jo nuk kam mbushës apo botoks në fytyrën time”, është mbishkrimi që ia ka lënë fotos.

Kjo mbase mund të jetë “diss” edhe për artistet pasi shumë prej tyre kanë ndërhyrje estetike. “Mami” dhe “Ashiqare”, janë dy projektet e fundit të saj. /Lajmi.net/