Rihanna në klubin e Jay Z për Vit të Ri

Sipas E! News, Rihanna do ta kalojë Vitin e Ri në klubin e natës së Jay Z në New York. Ylli i ‘Pour It Up’ nuk e ka ndërmend të punojë më 31 dhjetor. Ajo preferon më shumë të heq dorë nga milionar, për ta festuar ardhjen e vitit të ri në shoqëri të miqve…

ShowBiz

29/12/2013 16:30

Sipas E! News, Rihanna do ta kalojë Vitin e Ri në klubin e natës së Jay Z në New York. Ylli i ‘Pour It Up’ nuk e ka ndërmend të punojë më 31 dhjetor. Ajo preferon më shumë të heq dorë nga milionar, për ta festuar ardhjen e vitit të ri në shoqëri të miqve të saj të dashur.

“E ka rezervuar një sallë provate për miqtë dhe familjarët e saj. Ka vendosur ta festojë këtu ardhjen e vitit të ri, sepse nuk do të ketë ndonjë argëtim të veçantë. Do të jetë festë tipike e Vitit të Ri”, thotë një burim.

Me shumë gjasë, Jay-Z nuk do të jetë prezent në eveniment, por nëse fansat duan ta shohin ‘gjallë’ këngëtaren e ‘Umbrella’. Mund të marrin pjesë në festën e këtij lokali, që është e hapur për të gjithë.

“Çdokush mund ta blejë biletën për Vitin e Ri, ato po shiten me të madhe”, vazhdon burimi brenda këtij klubi të natës. Pasi i kaloi disa ditë në vendlindjen e saj, Barbados, Rihanna ka fluturuar drejt ‘East Cost’, për festat e fundvitit.