Rihanna humane

Rihanna e ka treguar anën e saj humane, duke dhuruar 100,000 dollarë, për t’i ndihmuar njerëzit e prekur nga tajfuni Haiyan në Filipine. Këngëtarja nga Barbadosi i ka dhuruar paratë tek UNICEF-i (United Nations Children’s Fund) dhe i ka inkurajuar fansat e saj që të ndihmojnë, sado që të kenë mundësi. “Emergjencat bëjnë lajm, por…

ShowBiz

28/11/2013 06:00

Rihanna e ka treguar anën e saj humane, duke dhuruar 100,000 dollarë, për t’i ndihmuar njerëzit e prekur nga tajfuni Haiyan në Filipine. Këngëtarja nga Barbadosi i ka dhuruar paratë tek UNICEF-i (United Nations Children’s Fund) dhe i ka inkurajuar fansat e saj që të ndihmojnë, sado që të kenë mundësi.

“Emergjencat bëjnë lajm, por rimëkëmbja vazhdon për një kohë të gjatë, pasi të largohen kamerat. Pasi kam qenë fanse dhe mbështetëse e UNICEF për vite të tëra, jam e nderuar që iu bashkohem atyre për t’i ndihmuar fëmijët që janë prekur nga tajfuni Haiyan. Më shumë se pesë milionë fëmijë në Filipine kanë nevojë për ndihmën tanë. UNICEF-i është atje për ata sot, dhe për një rrugë të gjatë përpara, kështu që edhe unë jam po ashtu”, ka thënë Rihanna.

Tajfuni i fundit i la të vdekur rreth 5,500 njerëz në rajonin aziatik, ndërsa rreth 25,000 mbetën të lënduar dhe pa shëtpi. Përpos Rihannas, edhe David dhe Victoria Beckham e kanë dhënë mbështetjen e tyre.