Rifillon punën Zyra e Veteranëve të UÇK-së në Qeveri – Lajmi.net
Rifillon punën Zyra e Veteranëve të UÇK-së në Qeveri
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 13:04, 20 March 2017
Sot ka rifilluar punën zyra e veteranëve të UÇK-së në Qeverinë e Kosovës.

Kjo zyre kishte ndërprerë punën për shkak të mungesës së stafit të punëtorëve si pasojë e aplikuesve të shumtë për statusin e veteranit.

Me të hapur zyrën, filluan punën për lëshimin e vërtetimit të të gjithë veteranëve të UÇK-së të cilët kanë çertifikatë të statutit të veteranit.

Hapja e kësaj zyre dhe rifillimi i punës erdhi si vendim i Qeverisë ku në këtë zyrë tashmë janë punësuar dhe dy punëtorë të tjerë, njofton Klan Kosova.

Më herët nuk kanë pasur staf të mjaftueshëm për të kryer gjithë këto punë pasi ka shumë veteranë të cilët nuk mund të kanë marr vërtetim me të cilin do të përfitonin pensionin  nga ky status.

Faik Fazliu nga kjo zyrë, ka thënë se puna do të vazhdojë në orar të rregullt për të gjithë veteranët të cilët e kanë statusin e veteranit.

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Berry Rush
  • Play Stealth Sniper
  • Play Turbo Racing 3