Rezultatet zyrtare të KQZ-së sjellin ndryshime, partitë nuk kanë deputetë sa pretendonin

Sot ka përfunduar edhe numërimi i kutive të fundit të votave me kusht nga KQZ, kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Lajme

28/06/2017 20:04

Nesër KQZ pritet që të dal me rezultatet zyrtare përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit, ndërsa RTK raporton për deputetet që kanë arritur të futën në Kuvend për këtë legjislaturë.

Sipas medies në fjale, koalicioni PDK-AAK-Nisma do të ketë 39 deputetë, PDK-ja do t’i ketë 23 deputetë, AAK 10 deputetë dhe befasia vjen nga Nisma e cila pretendonte se ka tetë deputetë, mirëpo tani del se do të ketë vetëm gjashtë deputetë, shkruan lajmi.net.

Sa i përket Vetëvendosjes e cila ishte e vetme në zgjedhje, do të ketë një deputetë më shumë se sa pretendohej, pra VV në Kuvend do të jetë me gjithsej 32 deputetë.

Koalicioni LAA do të ketë 29 deputetë, LDK do t’i ketë 23, AKR katër dhe Alternativa dy. /Lajmi.net/