Revoltë në partinë e Bashës, ikën edhe kryetari i degës së Tiranës

Pas refuzimit që kryedemokrati, Lulzim Basha, u ka bërë krerëve të disa degëve të Partisë Demokratike për të sqaruar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve në 35 degë, kreu i njësisë në degën 3 në Tiranë, Uran Metko, ka dhënë dorëheqjen, një ditë pasi dha dorëheqjen kreu i PD-së në Pogradec, Renato Preza.

Lajme

04/05/2016 11:05

Kreu i njësisë 3 në Tiranë, Uran Metko tha se dorëheqja e tij lidhet me mosrespektimin që bënë strukturat vendimmarrëse të partisë.

“Të nderuar miq, dashamirës dhe përkrahës. Ju kërkoj ndjesë për vendimin e dorëheqjes time! Ju jam mirënjohës deri në pikën e fundit të frymës time. Nuk pretendoj se të gjitha gjërat i kam bërë në mënyrë perfekte, por ju siguroj se kam bërë çdo gjë brenda mundësive të mia! Ju garantoj që nuk jam besëprerë dhe nuk pres njeri në besë. Kam vetëm një gabim, që e dua shumë vendin tim dhe kjo për momentin që kalojmë është herezi!”, shkruan në rrjetet sociale Uran Metko.