Reuters: Presidenti i Kosovës dha urdhër që forcat speciale ta ndalnin trenin serb

Agjencia më e madhe e lajmeve në botë, Reuters, ka raportuar për tentimin e Serbisë që në Kosovë ta fus një tren ilegal.

Lajme

14/01/2017 22:57

“Policia e Kosovës e ka bllokuar të shtunën hyrjen e trenit i cili po vinte nga Serbia i pikturuar me ngjyrat e flamurit serb dhe me fjalët “Kosova është Serbi”. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte urdhëruar forcat e njësisë speciale të dalin në kufi për të ndaluar ardhjen e trenit i cili kishte qëllim vetëm provokimet dhe nuk kishte leje të kalonte nga autoritetet e Prishtinës”, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ajo nuk kishte kërkuar asnjë leje për kalimin e këtij treni.

Tutje, kjo e agjenci shkruan rreth ngjarjeve se si ka përfunduar lufta në mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 1999 nga bombardimet e NATO-s dhe se kjo e fundit ende ka rreth pesë mije trupa të vendosura në Kosovë për të ruajtur paqen.

Artikulli përfundon duke dhënë informacione rreth liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj se si u arrestua nga autoritet franceze me urdhërarrest të Serbisë. /Lajmi.net/