Retorikat antimyslimane në SHBA, incident në tren, dy të vdekur

Dy persona janë qëlluar për vdekje me thikë në qytetin amerikan të Portlandit, kur ata u përpoqën të ndalonin një burrë që po sulmonte dy gra për shkak se ato ishin myslimane.

Bota

27/05/2017 21:37

Agresori kishte filluar të shante dhe kërcënonte dy gratë, në një tren dhe tre persona që ndërhynë për ta ndaluar atë, u therën me thikë, dy prej tyre gjetën vdekjen.

Agresori u arrestua pak pasi ai zbriti nga treni, tha policia, duke shtuar se gratë që ishin objekt fyerjesh e ngacmimi ishin larguar nga vendi i ngjarjes para se policia të mund t’i merrte në pyetje ato.

Këshilli i marrëdhënieve amerikano-islamike, në një deklaratë pas ngjarjes, tha se incidentet anti-myslimane ishin rritur me më shumë se 50 për qind në Shtetet e Bashkuara nga viti 2015 në 2016, kjo edhe për shkak të fokusit të presidentit Donald Trump tek grupet militante islamike dhe retorikat anti-emigracion.