Reperi i njohur ushtron me Ilir Latifin: Të jesh më i miri, duhet të stërvitesh me më të mirin

Capital T është ndër meshkujt më seksi të estradës.

ShowBiz

24/06/2018 14:50

Krahas angazhimeve të vazhdueshme në profesion, reperi kujdeset shumë edhe për fizikun, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Capitali ka realizuar disa imazhe bashkë me Ilir Latifin, për të cilin ka thënë fjalë të mëdha.

“Të jesh më i miri, duhet të stërvitesh me më të mirin”, ka shkruar ai mbi imazhin shkrepur në palestër.

E në një tjetër foto me Latifin, ai ka lënë mbishkrimin “Gjithmonë mirë të jem pranë vëllait tim dhe ta shoh atë duke u përgatitur për luftën e tij të ardhshme, më duhet mbështetja e të gjithëve për vëllain tim edhe luftëtarin tim të preferuar shqiptar dhe një nga luftëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave @ilirlatifi ?????”. /Lajmi.net/