Rënia e flokëve ndodhë më shumë në vjeshtë

Shkencëtarët suedezë thonë se flokët bien më shumë në stinën e vjeshtës. Një nga faktorët e jashtëm që ndikojnë negativisht janë era dhe shiu.

Lifestyle

11/09/2014 19:58

Sipas një studimi, ekspertët kanë vëzhguar 800 femra për një periudhë gjashtëvjeçare dhe kanë vërejtur se gjatë vjeshtës ato kanë humbur më shumë flokë.

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar se faza e qetësisë te femrat, fillon në korrik dhe përfundon rreth 100 ditë më vonë, afërsisht në tetor, transmeton Lajmi.net.

Deri tani mendohej se shkaku për rënien e flokëve është evolutiv dhe se flokët ekzistojnë për të mbrojtur kokën nga rrezet e diellit.

Por, shkencëtarët suedezë gjatë studimit erdhën në përfundim se flokët bien më shumë në stinën e vjeshtës. Një nga faktorët e jashtëm që ndikojnë në rënuen e tyre janë era dhe shiu.