Rektori dema tregon arsyet e dorëheqjes së prorektorit Sahiti

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka sqaruar arsyet e dorëheqjes së prorektorit për mësimdhënie dhe çështje të studentëve Naser Sahiti.

Lajme

03/09/2018 18:04

Në një sqarim për media Dema ka thënë se arsyet e dorëheqjes së prorektorit Sahiti janë rreth mospajtimeve mes tyre lidhur me kompetencat që ka pasur tash ish-prorektori.

“Ju njoftoj që sot me datë 3 shtator 2018, prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, prof. dr. Naser Sahiti ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë. Arsyet e dorëheqjes së prorektorit Sahiti lidhen me mospajtimet tona rreth përgjegjësive që lidhen me fushën në të cilën ka qenë i angazhuar ai”.

“Përkundër dorëheqjes së tij, prorektori Sahiti ka ofruar bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm në çështjet në të cilat ka punuar deri me tani. Me këtë rast, falënderoj prorektorin Sahiti për angazhimin e tij dhe i uroj sukses në karrierën e mëtutjeshme akademike”, thuhet në letrën e tij./Lajmi.net/