Rekomandime për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta

Për shkak të paralajmërimit për temperatura më të larta për këtë periudhë të vitit, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, ka lëshuar rekomandim për qytetarët, duke pasur parasysh atë se, siç theksojnë nga atje, ekspozimi i përnjëhershëm në temperatura më të larta, pa adaptim gradual paraprak, krijon ndjesi të ngrohjes më intensive të ngjashme me temperaturat e korrikut dhe gushtit, dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore tek disa persona.

Lajme

17/04/2016 22:46

“Për këtë qëllim, rekomandohet që të vishet veshje adekuate e lehtë, të mos qendroret gjatë në ekspozim direkt në diell, ndërsa të sëmurit kronikë rregullisht ta marrin terapinë e caktuar”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas paralajmërimit të meteo-alarmit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, sot dhe në dy ditët e ardhshme gjithë territori i shtetit të Maqedonisë do të përfshihet me temperatura më të larta nga e zakonshmja për këtë periudhë të vitit dhe do të lëvizin në interval prej 25 deri në 32 gradë.