Regjimi i Asadit vret civilët edhe në Bajram

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë plagosur si pasojë sulmit të regjimit të Bashar Al-Asadit në Siri ndaj civilëve që ishin duke vizituar varrezat pas namazit të Bajramit në qytezën Latemne që gjendet brenda kufijve të "zonës së deeskalimit të Idlibit".

Bota

15/06/2018 18:10

Drejtori i Mbrojtjes Civilë të Hama, Ahmed Nevruzi, në deklaratën për AA, tha se forcat e regjimit të Asadit kanë kryer sulm me raketë ndaj civilëve që ishin duke vizituar varrezat pas namazit të Bajramit, në qytezën Latemne të provincës Hama.

“Në sulmin në mëngjesin e Bajramit ndaj qytezës Latemne brenda zonës së deeskalimit të Idlibit, kanë humbur jetën 2 civilë, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur”, tha Nevruzi.

Idlibi, nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në pjesën veriperëndimore të Sirisë, u shpall “zonë e deeskalimit” në takimin e mbajtur më 4-5 maj 2017 në Astana. Pavarësisht kësaj, regjimi sirian dhe Rusia vazhdojnë të ndërmarrin sulme ajrore në rajon.