Refugjatët të trembur nga shqiptarët: Ka shumë mafia atje (Video)

Refugjatët nga vendet në konflikt të cilët ndodhen në Greqi, e kanë të hapur kufirin me Shqipërinë por ata refuzojnë të ndjekin këtë rrugë për të shkuar në vendet perëndimore të Bashkimit Evropian. Arsyeja?

Lajme

23/05/2016 22:12

Shumë emigrantë ndodhen pranë kufirit Greqi­-Shqipëri thonë se kanë shumë rreziqe kalimi i kufirit në Shqipëri. Kjo dëshmohet në një reportazh të “Al Jazeera”.

Edhe pse kalimi për në Shqipëri është e vetmja mundësi që ata të shkojnë në destinacionet e synuara, ata përsëri nuk e provojnë këtë.

Një refugjat nga Palestina thotë: “Ka shumë mafia atje dhe të grabisin ndonjëherë”. Ai tregon rastin e disa të rinjve që janë përdhunuar dhe janë zhdukur.

“Disa të rinj që kaluan kufirin me Shqipërinë nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me ta, janë zhdukur”, tregon ai. Policia kufitare e Shqipërisë ka kapur vetëm shtatë sirianë që kanë kaluar kufirin në muajt e fundit.

YouTube player