Real Madrid shet shtatë futbollistë (FOTO)

Real Madrid është i gatshëm t’i largojë shtatë futbollistë përkundër triumfit në Ligën e Kampionëve.

Sport

03/06/2016 09:19

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka bërë gati “fshesën”.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka bërë të ditur se francezi është i gatshëm t’i shesë shtatë futbollistë, gjatë afatit kalimtar të verës.

Raphael Varane, Danilo, Mateo Kovacic, James Rodriguez, Isco, Jese e Karim Benzema nuk e kanë vendin e sigurt në “Santiago Bernabeu”, përcjell “Lajmi.net”.

Disa prej tyre si Varane, Kovacic, James, Isco e Benzema raportohet se kanë zgjuar interesim nga klube të ndryshme evropiane.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.