Reagon Qeveria e Serbisë, planifikojnë padi ndaj UEFA-s

Federata e Futbollit të Serbisë do të paditë UEFA-n në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Sportit në Lozanë, për shkak të vendimit për ta pranuar Kosovën.

Lajme

03/05/2016 16:22

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, MarkoGjuriq dhe ministri i Sportit të këtij vendi, Vanja Udovçiq, transmeton lajmi.net.

Në një konferencë të përbashkët, pas vendimit të UEFA-s për pranimin e Kosovës, Gjuriq dhe Udovçiq kanë thënë se me këtë hap janë shkelur të drejtat ndërkombëtare dhe se sporti është vënë në funksion të politikë.

Gjuriq ka bërë të ditur se shteti serb do t’i mundësojë federatës së futbollit, në mënyrë që ky vendim të mos kalojë lehtë dhe “në atë mënyrë si e kanë paraparë separatistët”.

Federata e Futbollit të Kosovës është bërë anëtari i 55-të i Unionit Evropian të Futbollit (UEFA), pas një votimi të fshehtë në kongresin e mbajtur sot në Budapest./lajmi.net