Reagon Mazreku: AKA po dërgon komunikata anonime

Pas akuzave të Agjencisë së Kosovës për Akreditim se pronarin e Kolegjit ISPE, Avni Mazreku, e ka paraqitur në Polici për falsifikimin e fletëpagesës në vlerë prej 19,300 eurosh, ka reaguar Mazreku.

Lajme

10/12/2014 23:15

Në vend që të fokusohet në detyrën e saj prioritare, që është sanimi i gjendjes së krijuar pas arrestimit të kreut dhe fillimit të hetimeve ndaj dy personave më përgjegjës të saj, të dyshuar për korrupsion, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka vazhduar luftën hakmarrëse dhe irracionale kundër Kolegjit ISPE, shkruan Mazreku.

Sipas tij, taktika është e njohur: të zhvendoset vëmendja e opinionit nga gjenda jashtëzakonisht e rëndë në një agjenci vitale shtetërore, që ka dështuar të bëhet filtër i sistemit të arsimit të lartë në bazë të avancimit të cilësisë dhe pengimit të instalimit të anti-vlerës në këtë sistem.

“Duke u dërguar mediave komunikata nga një g-mail adresë anonime dhe private (SHKRES PA AUTOR NË EMËR TË NJË INSTITUCIONI SHTETËROR), AKA apo dikush që fshihet pas saj, kokëfortësish po mundohet që të fajësoj Kolegjin ISPE për rrënimin e saj si të njërës nga institucionet më të shenjta në tërë sistemin tonë arsimor”, shkruan tutje Avni Mazreku.

Nw fund, pos tjerash, Mazreku kwrkon nga organet që të përfundojnë hetimet ndaj AKA-së sa më shpejtë që është e mundur, sepse fantazmat e saj kanë filluar të ndërhyjnë dhe pengojnë seriozisht Kolegjin ISPE pikërisht në ato punë për të cilat këto fantazma ishin të paguar për ta siguruar: vijimësinë e qëndrueshme dhe kualitative të procesit akademik”.