Reagon Faton Ramadani: Nuk e kam sulmuar Vehbi Kajtazin

Vehbi Kajtazi, gazetar dhe redaktor i Insajderit është grushtuar nga një person i panjohur mesditën e së premtes ne një lokal në Prishtinë. Për këtë, policia arrestoi Faton Ramadanin nga familja Kiçina, i cili para pak çastesh reagoi me anë të një postimi në Facebook.

Lajme

13/10/2017 15:52

“Parim Olluri pa të drejte ma permende emrin, në ato lokale ku kam qenë duke dreku me shokë, ka edhe kamera që dëshmon rrenat e gazetarit Parim Ollurit”, ka shkruar Ramadani.

Postimi tjetër i Ramadanit:

Komandanti i policisë Driton Ymeri pasi eshte mik me Gojart Kelmendin me ftoj ne polici pa asnje baz ligjore.

Driton Ymeri ket e ban ne Hakmarrje per mikun e ti Gojart Kelmendin te cilin Gojarti dhe Fadil Syleviqi ishin te perfshim ne montimin e Rastit Ramadani.

Lajmin qe po e shoh ne portalin Indeks onlline e kan dhe Driton Ymeri Faton Shoshit per ta habit opinjonin.

Une isha ne drek ne restorant Central pasi dola ni lokal tjeter me shok Dritoni personalishte ne shenje hakamarrje pa asnje baz ligjore me ftoj ne polici dhe e hapi lajmin per sulmin ndaj gazetarit.