Reagon Dua Lipa pas sulmit në Mançester (Foto)

Shpërthim i mbrëmshëm në koncertin e këngëtares Ariana Grande la 19 persona të vdekur dhe 59 të lënduar.

ShowBiz

23/05/2017 09:25

Pas ngjarjes së tmerrshme që mori shumë jetë njerëzish, reagoi edhe këngëtarja Ariana Grande në koncertin e së cilës ndodhi e tërë ngjarja, shkruan lajmi.net.

Përveç saj, edhe shumë emra të njohur nga e mbarë bota ndanë dhimbjen me viktimat e Mançesterit.

Edhe shqiptarja Dua Lipa ka lënë një mesazh të fortë në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, ngjarje kjo që e ka prekur thellë këngëtaren.

“E shkatërruar, zemërthyer dhe e tmerruar. Sa lajme të trishtuara për tu zgjuar me to. Ju lutem të qëndroni të sigurt dhe të kujdeseni për njëri-tjetrin në kohë të tilla!” shkruan Dua në rrjete sociale.

Duke ia shtuar mesazhit edhe një foto me një mbishkrim tjetër, në të cilin tregon se nuk do ta lansojë videon “LILY” sot.

Po ashtu Dua shtoi  “Unë jam tërësisht zemërthyer të mendoj se të gjithë fansat e muzikës kanë marrë pjesë në koncert në Mançester duke pritur një hapësirë të sigurt për të qenë të lirë dhe të argëtohen, por që nuk e kanë marrë atë. Zemra ime është me të gjithë atje.” . /Lajmi.net/