Reagimi i Vuçiqit, pasi që BE shtyu bisedimet me Serbinë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendi i tij mbetet i përkushtuar për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, edhe pse blloku ka shtyrë hapjen zyrtare të bisedimeve të anëtarësimit me Beogradin.

Lajme

01/07/2016 18:10

Vuçiq tha të premten se është “i zhgënjyer” me vendimin e kësaj jave, porse ai nuk do të ndikojë “rrugën strategjike dhe vendosmërinë” e Serbisë.

Serbia bën përpjekje t’i bashkohet BE-së pas izolimit të gjatë kohës së luftës në vitet 1990.

Serbia është bërë vend kandidat, por pret ende për të hapur negociatat.

Vuçiq tha se ato mund të nisin në shtator.

Ka frikë se nga shtyrja mund të përfitojnë grupet pro-ruse në Serbi, të cilat janë në favor të lidhjeve më të afërta me Moskën.