Reagimi i Norës pasi u publikua me videoklip kënga e Kampionatit kënduar nga Era

Era Istefi është këngëtarja që ka arritur të na bëj krenarë gjithë shqiptarëve kudo që janë.

ShowBiz

08/06/2018 18:10

Ajo këndon këngën zyrtare të Kampionatit Botëror, “Rusia 2018”, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan lajmi.net.

Projekti me titull “Live it Up” sot është publikuar edhe me videoklip, në të cilin shqiptarja vjen mahnitëse.

Pas publikimit të kësaj kënge, Era ka marrë edhe përkrahjen e artistëve tanë, padyshin edhe atë të motrës, Norës.

Kjo e fundit ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram këngën “Live it Up”, ndërsa Era i komentoi plot dashuri. /Lajmi.net/