Raporti: Koresë Veriore nuk i nevojitet teknologjia ukrainase

Agjencia Reuters ka raportuar, duke cituar zyrtarë të inteligjencës amerikane, se besohet se Koreja Veriore mund të prodhojë motorë raketorë me teknologjinë e vet dhe nuk ka nevojë për importim të saj nga Ukraina.

Bota

16/08/2017 08:50

Kjo agjenci dje ka raportuar se Ukraina i ka hedhur poshtë pohimet se e furnizon Korenë Veriore me çfarëdo teknologjie raketore.

Në raport, citohet një zyrtar i inteligjencës amerikane, që thotë se “ne kemi inteligjencë që sugjeron se Koreja Veriore nuk varet nga importi i motorëve… dhe në vend të kësaj, ne vlerësojmë se ata kanë kapacitet që vetë të prodhojnë motorë”.