Raport: A është ky dizajni i përfunduar i iPhone 8?

Të gjithë ata që nuk mund të presin ta kenë modelin më të ri të telefonit të Apple në dorë, përkatësisht iPhone 8, që në ditën e lansimit, duhet ta dinë se ky do të jetë telefoni më i shtrenjtë i Apple ndonjëherë. Prandaj, nëse e doni një iPhone, filloni të kurseni paratë për të, që nga sot.

Auto & Tek

26/07/2017 09:32

Një rrjedhje e re po konfirmon edhe një herë se kështu do të jetë rasti, madje duke thënë se çmimi fillestar për telefonin do të jetë rreth 1,100 deri në 1,200 dollarë. Për ta bërë atë pak më të shijshëm, modeli i nivelit fillestar mund të ketë 128GB hapësirë ruajtjeje (me një version 256GB gjithashtu në ofertë, për më shumë para natyrisht).

Përveç informacionit të çmimeve, kjo rrjedhje na sjell një grup të ri pamjesh dhe dizajnin e mundshëm të iPhone 8. Dhe këto fotografi gjoja përshkruajnë dizajnin final për pajisjen. Ato janë të bazuara në informacionet nga burimet në zinxhirin e furnizimit të Apple, të kthyer në fotografi.

Kornizat e ekranit OLED 5.8 inç do të jenë rreth 4mm në të gjitha anët, për ta bërë iPhone 8 më pak të prirur për prekje aksidentale nga gishtat sikurse pajisjet e fundit të Samsung.

Më poshtë, mund të shihni fotot e ndryshme të dizajnuara, që shfaqin pajisjen në kënde të ndryshme.