Ramos: Ky futbollist është një lajm fantastik për Realin (FOTO)

Sergio Ramos është i lumtur me qëndrimin e Iscos në Real Madrid.

Sport

01/09/2016 09:02

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është i lumtur që Isco ka vendosur të mbetet në klub.

Isco spekulohej me largim nga “Los Blancos”. Mirëpo, në fund ka mbetur në Santiago Bernabeu, pas mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Dhe, Ramos ka mirëpritur qëndrimin e Iscos. “Qëndrimi i Iscos në Real Madrid është lajm i mrekullueshëm dhe më bën të lumtur”, deklaroi Ramos, përcjell “Lajmi.net”.

“Ne e dimë se çfarë lloji i futbollistit është ai, çka është në gjendje të bëjë dhe sa shumë sjellë për ekipin”, theksoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.