Ramiz Lladrovci në Pejë për ndeshjen Prishtina- Drita

Kryetari i komunës së Drenasit është fotografuar pranë stadiumit të qytetit të Pejës duke shkuar për të ndjekur ndeshjen Prishtina – Drita.

Lajme

20/05/2018 15:49

Ndeshja vendimtare për titullin kampion të Superligës së Kosovës do të luhet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të qytetit të Pejës nga ora 16:00.

Forca të shumta të sigurisë kanë janë dislokuar në Pejë në prag të ndeshjes vendimtare të futbollit mes Prishtinës dhe Dritës.

Drita e Gjilanit momentalisht është në vend të parë me 3 pikë më shumë sesa rivali direkt për titull, Prishtina.