Ramadani: Murat Meha nuk ka faj, pushtetarët e kanë lënë të veprojë kështu

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar për aktakuzën e ngritur ndaj Murat Mehës në cilësinë e Kryeshefit të Agjencionit Kadastral të Kosovës, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajme

20/04/2017 15:36

Ai ka kritikuar qeverinë duke thënë se kjo është skandaloze pasi Meha ende vazhdon të paguhet nga tatimet e qytetarëve.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

Nga 7 nëntori 2016, dmth qe 5 muaj e gjysmë, ka Aktakuzë dhe vazhdon të paguhet nga tatimet e qytetarëve a?

Kjo është Qeverisja pa skandale a? Ky nuk është skandal a? Jo vetëm për Mehën, por për këta që me gjithçka po e mbrojnë!

Murat Meha nuk ka faj. E kanë lënë pushtetarët të bëjë kështu, sepse u është dashur atyre për dallaveret e veta!